Themelimi i Kompanisë së sotme daton që nga viti 1997 dhe llogaritët si një ndër ndërmarrjet e para të formuara në pronësinë private. Fillimisht me një numër të vogël të punësuarve. Kompanija e lartëpërmendur posedon dy gurëthyes dhe separacion modern me shumë lloje sitash me një kapacitet voluminoz prej 100m3/h.

Aktiviteti i kesaj kompanije ka filluar me nënshkrimin e kontratës së parë për bashkëpunim me kompaninë “KIFER” nga Gjermania. Me realizimin e një kontrate të tillë formohen kushtet për investim të përbashkët për hapjen e gurëthyesit në afërsi të fshatit Grupçin , komuna e Zhelinës, veprimtari kjo që kompanisë tonë i soli një prodhim të llojllojshëm që gjenë përdorim më së shumti në sferën e ndërtimtarisë. Kjo kompani bënë minimin e shkëmbijve , grimcimin e gurit gëlqeror të malit, prodhon frakcione të dimenzioneve standard siq janë : prej 0-4 mm, 4-8 mm, 8-16 mm, dhe 16-31.5 mm si dhe tamponet për shtresat e rrugëve me dimenzionet standard 0-31 dhe 0-63mm.

Frakcionet e lartpermendura përdoren kryesishtë ne punët e ndërtimtarisë duke filluar nga betoni, suvatime,fasada suvatime të thata, tampone për shtruarjen e rrugeve dhe autobaneve , shtruarjen e parkingjeve,si dhe fundimin e objekteve te ndryshme me tampon.


Misioni jone: Ne punojmë me përgjegjësi sociale, për një biznes që rritet vazhdimisht dhe kontribuon për një jetë më cilësore për punonjësit, partnerët dhe komunitetin, duke qenë gjithmonë një hap përpara të tjerëve.

Vizioni: Të operojmë si një Kompanmie zhvilluar ne nivel lokal dhe rajonal në tregjet e synuara duke parashikuar qasjen e shpenzimeve të klientit dhe duke ofruar një propozim pozitiv për t'i shërbyer këtyre qasjeve nëpërmjet shërbimit të shkëlqyer.

Vlerat tona: - Partneritet - Zhvillim - Vemendje - Pergjegjesi
kamenolom-vertical