Per Kompanine
Themelimi i Kompanisë së sotme daton që nga viti 1997 dhe llogaritët si një ndër ndërmarrjet e para të formuara në pronësinë private. Fillimisht me një numër të vogël të punësuarve. Kompanija e lartëpërmendur posedon dy gurëthyes dhe separacion modern me shumë lloje sitash me një kapacitet voluminoz prej 100m3/h. Aktiviteti i kesaj kompanije ka filluar me nënshkrimin e kontratës së parë për bashkëpunim me kompaninë “KIFER” nga Gjermania. Me realizimin e një kontrate të tillë formohen kushtet për investim të përbashkët për hapjen e gurëthyesit në afërsi të fshatit Grupçin , komuna e Zhelinës, veprimtari kjo që kompanisë tonë i soli një prodhim të llojllojshëm që gjenë përdorim më së shumti në sferën e ndërtimtarisë. Kjo kompani bënë minimin e shkëmbijve , grimcimin e gurit gëlqeror të malit, prodhon frakcione të dimenzioneve standard siq janë : prej 0-4 mm, 4-8 mm, 8-16 mm, dhe 16-31.5 mm si dhe tamponet për shtresat e rrugëve me dimenzionet standard 0-31 dhe 0-63mm.
Frakcionet e lartpermendura përdoren kryesishtë ne punët e ndërtimtarisë duke filluar nga betoni, suvatime,fasada suvatime të thata, tampone për shtruarjen e rrugeve dhe autobaneve , shtruarjen e parkingjeve,si dhe fundimin e objekteve te ndryshme me tampon.




Vendndodhja e urbanizuar e 8000 m2



INFRASTRUKTURA
Rruga e asfaltuar në lokacion, 200 metra larg autostradës kryesore me dy drejtime Shkup-Tetovë, energji elektrike dhe nënstacion, pishinë uji...

PËRSHTATSHME
I përshtatshëm për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e gëlqeres së gatuar, gëlqere të hidratuar të paketuar në çanta, si dhe gëlqere limoni.